Arrestimi i Ermal Beqirajt, reagon policia: U ndalua nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, fillimisht do të dalë para gjykatës atje Partia Demokratike ka publikuar sot një tjetër provë që, sipas saj, konfirmon se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ka qenë i arrestuar në Greqi. Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, deklaroi se në vendimin e autoriteteve greke “thuhet se shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim (falsifikim parash), është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.”
“Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS. Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi. Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, deklaroi Bardhi.
Bardhi theksoi se këtë provë organi i prokurorisë mund ta verifikojë brenda një minute sepse ka akses të plotë në sistemin TIMS, por, sipas tij, kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur të zbatojë “strategjinë e Edi Ramës për të mashtruar opinionin publik”.
“Arta Marku shpëndan lajme që ajo po vepron me shpejtësi dhe i ka kërkuar subjektit nën verifikim që të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike. Kjo është e paligjshme. Sipas ligjit të dekriminalizimit, gjurmët e gishtave nuk i kërkohen personit. Ato merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometike të shtetasve shqiptarë. Agim Kajmaku është i pajisur me pasaportë biometike dhe shenjat e tij të gishtave gjenden në sistem. Sipas ligjit ato i kërkohen personit që t’i depozitojë vetëm nëse nuk ndodhen në sistem. Ky nuk është rasti as i Agim Kajmakut, as i Valdrin Pjetrit, sepse që të dy janë në sistem dhe posedojnë një pasaportë biometrike. Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave, është një lojë e mirëmenduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës”, tha Bardhi.
Për këtë rast, PD njofton se ka informuar që dje të gjithë trupin diplomatik në vend.
Top Channel