Humb jetën 7-vjeçarja nga Kosova në plazhin e Durrësit
27/08/2019 15:44
Një pushuese 7-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.
Ndonëse të ndjerën e nxorën me shpejtësi nga deti për ta dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ajo nuk mundi dot të mbijetonte.
Bëhet me dijeni se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë vendore:
“Më datë 27.08.2019, rreth orës 13:40, ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.”
Top Channel