Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Tiranë ku një person është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

Viktima është shtetasi Santiago Malko 26 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Ndërkohë ekspertet e kriminalistikës po mbledhin prova në vendngjarje, që do të ndihmojnë hetimin.

Policia ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë janë angazhuar si pjesë e grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Policia e Shtetit fton këdo qe ka dijeni për rrethanat e krimit të telefonojë falas në numrin 112!

Por kush ishte Santiago Malko?

26 vjeçari është një emër i njohur. Ai në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit. Po në vitin 2016 rezulton se Santiago Malko ka pasur një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Llashi.

Mësohet se përplasja mes tyre është bërë në lokalin e dy vëllezërve. Burime për Top Channel bëjnë e dije që Santiago Malko ka pasur lidhje shoqërore me Ervis Martinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA