Paris Saint Germain fitoi thellë 4-0 ndaj Toulouse në javën e tretë të Ligue 1, por parizienët dolën me dhunë dëmtime nga kjo sfidë duke humbur “pjesë” shumë të rëndësishme të organikës.
Sigurisht që vëmendja kryesore shkon për Kylian Mbappe, që la fushën e lojën në minutën e 66-të, i zëvendësuar nga Zagre.
Në fakt, problemi fizik i talentin francez ishte i treti në radhë brenda 90 minutave, pasi që në fillim të pjesës së parë Cavani e më pas Diallo e lanë lojën të dëmtuar, për t’u zëvendësuar respektivisht nga Choupo-Moting (realizoi dygolësh) dhe Tiago Silva.
Ditën e hënë në mesditë mediat franceze bëjnë me dije që pas kontrolleve më të specializuara Mbape do të mungojë për rreth një muaj në fushën e blertë. Kur janë zhvilluar vetëm 4 javë nga kampionati francez infermieria e PSG është e mbushur plot dhe ky fakt tregon qartë një problem të përgatitjes fizike të lojtarëve. gjatë periudhës së verës.
Top Channel