Ariana Grande u rikthye mbrëmjen e së dielës në Manchester, aty ku dy vite më parë, koncerti i saj u shndërrua në teatër tragjedie prej një sulmi vetëvrasës.

22 vetë humben jetën 22 majin e 2017-tës ne Manchester Arena, por frika e bombave nuk u pa aspak në koncertin e ri te popstar-it, ku njerëzit vërshuan të merrnin pjesë, përfshirë dhe shumë nga fansat që ishin të pranishem gjatë sulmit në eventin e parë.

“Ne jemi këtu për të treguar se urrejtja nuk triumfon”, tha njëri prej tyre, Mason Thomas, 20 vjeç.

Ariana e nisi performancën e saj me një mesazh prekës:

“Manchester-i ka një vend shumë të veçantë në zemrën time, ju falenderoj që më prisni, jam jashtëzakonisht e lumtur që ndodhem këtu”, u shpreh ajo.

Koncertin e çeli me këngën “No Tears Left To Cry”, e para që publikoi pas shpërthimit. E gjithë mbrëmja ishte e mbushur me emocion si nga këngëtarja vetë, ashtu edhe nga publiku.

Ariana interpretoi një version të shkurtuar të setit nga turneu i saj botëror, por ndryshe nga koncertet e fundit, e këndoi dhe single-in e 2014-ës, “One last time”, i cili pas sulmit të përpara dy viteve është veshur me domethënie shtesë, duke u shndërruar praktikisht në një himn për adhuruesit e këngëtares.

Ylli i popit vuajti nga stresi post-traumatik në vazhdën e sulmit dhe nuk u kthye më të performonte në të njëjtën arenë, por preferoi një vend tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA