Edhe pse kampionati shqiptar ka filluar dhe merkatoja e futbollit është në fundin e saj, skuadrat e Kategorisë Superiore po ngulmojnë në meremetimet e fundit që i lejon koha.

Një futbollist mbi të tjerët ka bërë bujë në nisjen e kësaj jave.

Mbrojtësi Andi Lila kishte rënë parimisht dakord me Kukësin për të përforcuar formacionin verilindor, por kur të gjithë prisnin prezantimin e tij, lojtari i përfaqësueses ka zgjedhur Tiranën. Futbollisti firmosi një kontratë me presidentin e bardhebluve refik Halili, në një lëvizje e cila shton ndjeshëm sigurinë në prapavijën e kryeqytetasve, dhe rikonfirmon pretendimet për titullin.

Andi Lila u aktivizua sezonin e fundit në futbollin grek me Pas Janinën por pas rënies së ekipit në kategorinë e dytë, mbeti një lojtar i lirë. Lila ka qenë më parë pjesë e Tiranës për 3 sezone, dhe tani zgjedh të veshë sërish fanelën bardheblu, nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema. Ky i fundit u prezantua plot optimizëm në vigjiljen e ndeshjes së dytë në kampionat

Tirana do të luajë të martën në orën 19:00 ndaj Teutës në stadiumin Selman Stërmasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA