Numri rekrod i zjarreve ne pyllin e Amazonës ka koinciduar me një rënie drastike të nivelit të gjobave, të vendosura për shkelje mjedisore. Të dhënat zyrtare të agjencisë braziliane të mjedisit tregojnë se nga janari deri në 23 gusht janë vënë një e treta e gjobave të regjistruara për të njëjtën periudhë vitin që shkoi.

Kjo, pikërisht në kohën kur zjarret që digjen në Brazil janë shtuar me 84%. Nuk është e qartë sesa prej këtyre zjarreve janë vënë qëllimisht, por kritikët e kanë akuzuar administratën e Jair Bolsonaros se i ka dhëne “dritë jeshile”,  shkatërrimit të pyllit, të konsideruar si mushkëria e botës përmes kulturës së pandëshkueshmërisë.

Kreu i shtetit Brazilian dërgoi ushtrinë për të ndihmuar në luftën me flakët, por kjo vetëm pas presionit të shtuar ndërkombëtar. Pylli më i madh tropikal i globit është një depozitues jetik karboni qe ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. Ai strehon rreth 3 milionë specie bimësh e kafshësh dhe një milion banore indigjenë.

Sado që Bolsonaro nuk pranon përgjegjësi për dramën e Amazonës, fakti mbetet që ai nuk e ka fshehur përçmimin për akvitistët ambientalistë dhe e ka deklaruar hapur mbështetjen e vet për pastrimin e disa zonave të këtij pylli, me qëllimin të përdoren për bujqësi e miniera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA