Zjarri i rënë në Shëngjin gjatë natës sëë kaluar ka sjellë mjaft dëme duke djegur dhjetëra hektare shkurre dhe pisha.

Menjëherë për të bërë të mundur minimizimin e flakëve në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset dhe policia ndërsa gjatë ditës së sotme kanë ardhur në ndihmë të tyre edhe forcat e ushtrisë të cilët kanë punuar pa ndërpreje duke u përpjekur për të shuajtur zjarrin këtu në malin e Shëngjinit në ndihmë të zjarrëfikseve të Lezhës kanë ardhur gjithashtu edhe forcat zjarrëfikse të Mirditës, Laçit dhe Tiranës.

Ajo që duhet theksuar është se kanë shpërthyer deri më tani 11 granata duke rrezikuar kështu edhe punonjësit që kanë qenë duke punuar për shuarjen e flakëve.

Flakët gjithashtu po ndihmohen dhe po përhapen edhe nga era që po fryen.

Retë e tymit kanë mbuluar pjesën më të madhe të Shëngjinit gjë e cila ka bërë që pushuesit të nisin dhe të largohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA