Kur kanë kaluar 6 muaj nga nisja e krizës politike, Lëvizja Socialiste për Integrim është e mendimit se zgjidhja do të vijë nga faktori i brendshëm.

“Mazhoranca duhet të ndërtojnë raportin me ligjin në radhë të parë pastaj raportin me opozitën. Partia Socialiste te shprehet për 13 tetorin, dialogu vjen i dyti. Ç’duhet të bëjë një qytetar kur miratohet një ligj në Parlament, ta zbatojë apo të thojë nuk jam dakord ta zbatoj?!”, shprehet Petrit Vasili.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i druhet përballjes elektorale me Edi Ramën kryeministër, por Petriti Vasili mendon se para këtij debati mazhoranca duhet të japë prova të forta të shtetit ligjor.

“Për Edi Ramën si kryeministër zgjedhjet mund te zhvillohen edhe pas një jave, se kemi problem Edi Ramën, por detyrimi ndaj shqiptareve, por edhe para botës është të zhvillojmë zgjedhje me standarde sa më të larta pasi zgjedhjet pa standarde jo vetëm nuk prodhojnë rezultate të vërteta, por prodhojnë edhe konflikt më të madh sesa me parë”, shton më tej Vasili.

Teksa, demokratët këmbëngulin për zgjedhje pa Ramën kryeministër, Petrit Vasili shuan zërat për krisje mes kampit opozitar.

“Partia Demokratike ka qenë e palëkundur në qëndrimin qe 13 tetori është date kushtetuese. Ka një qëndrim publik te opozitës dhe gatishmëri të opozitës të bëjë zgjedhje sa më parë dhe zgjedhje me standarde të cilat nuk do i administrojnë hajdutet. Ju nuk mendoni qe do i themi hajde administroni zgjedhjet atyre qe qe vodhën zgjedhje në Dibër apo bënë 339”, shprehet Petrit Vasili.

Zgjedhjet janë zgjidhja, për zyrtarin e LSI-së. Por, afatet për 13 tetorin e Presidentit janë ngushtuar madje shumë prej tyre janë djegur. Megjithatë Petrit Vasili beson ka ende kohe per reflektim.

“Zgjedhjet kanë një stacion kushtetues, kushdo që atakon 13 tetorin nga institucionet shtetërore, KQZ etj, është në konflikt të egër me ligjin dhe do përgjigjet rreptë penalisht se kanë zgjedhur të jenë kamikaze. Ne si opozite kemi përgjegjësinë te bëjmë presion me gjithë format demokratike qe kriza te mos shtyhet më tej në kohë”, shton Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA