Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle duan të blejnë një pronë buzë detit në shtetin e Masaçusets, e cila i përket pronarit të Boston Celtic, Wyc Grousbeck.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, shtëpia është në shitje për 14,85 milionë dollarë dhe ka 7 dhoma gjumi, 9 tualete, një kuzhinë gjigante, oxhak si dhe një sipërfaqe totale prej mbi 650 m2.

Para vilës kryesore ka një plazh të madh, ndërsa në oborrin e mbushur me gjelbërim ka edhe një pishinë si dhe dy shtëpiza të vogla për miqtë.

Prona ka qenë në shitje që prej vitit 2015 për 22,5 milionë dollarësh, por çmimi ka rënë vazhdimisht pasi nuk ka pasur të interesuar. Familja Obama e ka marrë me qira shtëpinë gjatë verës dhe u ka pëlqyer aq shumë sa tani duan ta blejnë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA