Kjo është java e tretë e punës për kryetarin e ri të bashkisë së Kavajës, Redi Kralin. Puna në këtë institucion po vijon normalisht, po ashtu edhe grupet e pastrimit dhe mirëmbajtjes janë në terren.

Krali, ka zgjedhur që në ditët e para të punës në krye të Bashkisë Kavajë të merret me sistemimin dhe pastrimin e rrugëve të qytetit.

“Kemi ndërruar palmat. Trotuaret kane qenë në gjendje te keqe dhe qyteti nuk ishte gati për sezonin turistik”, shprehet kryetari i ri i Bashkisë Kavajë.

Ndriçimi është një tjetër prioritet për kreun e ri të bashkisë.

“Prej një viti e gjysmë në këtë rrugë nuk ka pasur ndriçim. Po merret vet personalisht, për të ndriçuar çdo lagje dhe rrugë të Kavajës”, shprehet Redi Krali.

Stafi i ri i bashkisë është ndalur edhe në pastrimin e varrezave të qytetit.

“Kur erdhëm në bashki para tre javësh, gjetëm këtë situatë në varreza. Kemi pastruar mbi 90% të sipërfaqes së varreza. Pjesa më e madhe e punës është kryer, po ashtu janë lyer edhe pemët. ”, shton Krali.

Njësia e Golemit, po ashtu po pastrohet nga grupet e punës së bashkisë.

Për disa minuta, kreu i Kavajës, Krali, zgjodhi të asistonte në pastrimin e Golemit, duke e marrë ai nën drejtim ekskavatorin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA