Një zjarr i përmasave të mëdha është duke djegur një territor kullote mbi malin e Shëndëllisë në kufirin mes bashkisë së Memaliajt dhe asaj të Tepelenës. Zjarri që ndodhet në lartësinë 1300 metra ka shpërthyer disa predha të Luftës së Dytë Botërore, por pa rrezik për popullsinë.
Sipas kreut të zjarrfikëseve në Tepelenë, Veledin Abazi zjarri vetëm po mbahet në mbikqyrje në distancë sepse ndodhet shumë larg zonave të banuara. Zjarri aktualisht po përparon në lartësinë e malit mes Damësit dhe Beçishtit, mbi fshatin Malas i braktisur kohë më parë.
Ndërkohë, zjarrfikësit në veri të vendit po luftojnë prej orësh me një zjarr masiv në malin me pisha në Shëngjin.
Zjarri përfshin malin me pisha në Shëngjin, ushtria në ndihmë të zjarrfikëses
Top Channel