Kur duhet të ishte në kulmin e përgatitjeve për ndeshjen e parë të sezonit përballë Tiranës, ditën e shtunë, Klevis Dalipi merr pushimet pas mosmarrëveshjeve me drejtorin e klubit Klodian Duro. Një problem që lidhet sipas Dalipit me ndërhyrje në kompetenca.

Edhe pse i uron suksese trajnerit të ri të gjirokastritëve, Klodian Duro, Dalipi ka një peng për aventurën Superiore që nuk nisi zyrtarisht për të.

Dalipi ishte për rreth 25 ditë trajner i skuadrës së Luftëtarit dhe mes vështirësive të mëdha për të krijuar ekipin kishte vënë në pah gjithmonë se objektivi i gjirokastritëve do të ishte thjesht mbijetesa në këtë sezon të Superligës.

  Sot nis Superliga, përballja mes Kukësit dhe Partizanit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA