Shaqiri, ikën apo jo? Liverpool me dilemën e Xherdanit

23/08/2019 12:49

Xherdan Shaqiri kontribuoi me një gol ose asist për Liverpulin në çdo 112 minuta sezonin e kaluar, por pavarësisht impakti në fushën e lojës, futbollisti me origjinë ka vuajtur dhe vazhdon ta bëjë, për të bindur trajnerin Jurgen Klop.

Vetëm pak ditë më parë mesfushori ofensiv i kampionëve të Europës tregoi edhe publikisht se nuk është i kënaqur me konsideratën e pakët.

Futbollisti i përfaqësueses helvetike ka luajtur vetëm 11 minuta me skuadrën e parë këtë sezon, në ndeshjen e Superkupës së Anglisë kundër Manchester City, kur realizoi një penallti gjatë ekzekutimit të 11 metërshave që vendosën trofeun. Xherdan Shaqiri nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Liverpool që nga Community Shield, duke u detyruar të kthehet në një spektator VIP edhe në kampionat edhe në Superkupën e Europës.

Spekulimet për të ardhmen e tij në klub po vazhdojnë. Në kanalet zyrtare të klubit të Anfild Roud, mbizotëron mbështetja e tifozëve për Shaqirin, një lojtar ku ultrasit shohin dozën e nevojshme të spektaklit në çdo ndeshje. Tifozët kanë evokuar aktivizimin e Shaqirit në fundjavë ndaj Arsenalit por trajneri Klop, me gjasë do të ndikohet pak nga kjo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA