Indrit Çelaj

Është zbardhur ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit Indrit Çelaj, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu u qëllua mesditën e sotme me armë dhe ndodhet në spital në gjendje kome.

Policia njofton se autor i plagosjes është shtetasi me iniciale L.V., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim.

Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, në një vilë trekatëshe, 26 vjeçari që ka mbetur i plagosur ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 26 vjeçari, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V,  ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA