Mali i Tomorrit është mbipopulluar këto ditë nga qindra mijëra besimtarë të ardhur nga i gjithë vendi, diaspora dhe bota. Peligrinazhi që zhvillohet nga 20 deri në 25 gusht kryhet për nder të heroit të Bektashinjve Imam Aliut.

“Këtë dhe’ që po marr e vendos në shtëpi, biznes apo punë, për të vajtur mbarë”, thotë një qytetare.

“Unë e kam vënë këtë shenjë gjaku në ballë, për mbarësi”, thotë një zonjë.

“Vij prej 15 vjetësh këtu”, tregon një zotëri.

Festa ka edhe anën tjetër të medaljes. Aty grumbullohen të brendshmet e bagëtive që bëhen fli. Por megjithëse në 2000 metra lartësi, temperaturat e gushtit bëjnë punën e tyre dhe ky vend rrezikon të kthehet në vatër epidemishë.

Këtu nuk rrihet nga era e rëndë. Këto duhet të groposeshin, pasi çdo vit kjo gjë ndodh. Edhe rruga është shumë e keqe, thotë një zoteri. Mezi erdhëm, gjithë rrugës kishte makina me probleme që nuk ngjiteshin dot nga rruga.

Gati gjysmë milionë pelegrinë parashikohet të vizitojnë malin e Tomorrit gjatë 5 ditëve. Mbi 2000 krerë bagëti pritet të bëhen kurban.

Rilindasi ynë Naim Frashëri shkroi: Ç’është ai që shkon kaluar, ikën si veriu, me 2-3 foshnja në duar, është Abaz Aliu….

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA