Hera e parë në histori, tenisti shurdh fiton një ndeshje ATP

21/08/2019 21:12

Duck-hee Lee tashmë është pjesë e historisë. Tenisti koreanojugor, shurdh që në lindje, ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në karrierë në një turne Atp. Në Winston-Salem (Karolina e Veriut) 21-vjeçari nga Jecheon, numri 212 në klasifikimin botëror, mposhti në dy sete zvicëranin Henri Laaksonen (7-6, 6-1).

“E di që jam tenisti i parë shurdh që marr pjesë në një turne Atp. Nuk arrij të dëgjoj thuajse asgjë. Vetëm britmat e njerëzve dhe boritë e makinave. Nuk e ndiej zhurmën e topit të tenisit, madje as atëherë kur gjyqtarët e vijës anësore thërrasin: jashtë! Përqendrohem kryesisht te veprimet e kundërshtarit tim.”

Më tej, Duck-hee Lee ka një këshillë për të gjithë ata sportistë me probleme fizike që dëshirojnë të ndjekin pasionin e tyre në sport.

“Njerëzit talleshin me problemin tim fizik. Më thoshin se nuk duhet të luaj tenis. Kam dashur t’u tregoj të gjithëve se mund ta bëj këtë. Mesazhi im për njerëzit që kanë probleme me dëgjimin është të mos dekurajohen. Nëse provon fort, atëherë mund të bësh çdo gjë”.

Lee nuk komunikon me gjuhën e shenjave, por përdor leximin e buzëve. Bashkëshortja e tij, Soopin e asistoi në komunikimin me gazetarët në gjuhën angleze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA