Fati i koalicionit qeverisës në Itali do të vuloset pas javësh armiqësi mes partive në pushtet, Legës së Veriut, nacionaliste, dhe 5 Yjeve, AntiEstablishment.

Matteo Salvini, lideri i Legës, kërkoi zgjedhje të reja më herët këtë muaj, duke thënë se dallimet mes partive kishin çuar në ngërc. Kryeministri i pavarur italian, Giuseppe Conte flet para parlamentit ndërkohë që spekulimet se ai mund të japë dorëheqjen, kanë ditë që qarkullojnë.

Nëse nuk do të bihet dakord për një qeveri të re koalicioni, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në një postim në Twitter, Salvini shkroi:

“Do të shohim nëse ndokush ka bërë marrëveshje, nëse ndokush do të qeverisë. Alternativa? Zgjedhjet?”

Më herët këtë muaj, lideri i ekstremit të djathtë, kërkoi një mocion mosbesimi para senatit për të rrëzuar koalicionin, me shpresën se do të bëhej ai kryeministër. Por senati e refuzoi këtë kërkesë duke preferuar që më parë të dëgjojë kryeministrin Konte. Tani, ekziston mundësia që 5 Yjet dhe Partia Demokratike në opozitë, të bëhen bashkë për të prishur planet e Salvin-it, por sidoqoftë, gjithçka mund të ndodhë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA