I riu nga Fieri u plagos në përplasjen me efektivët, policia greke: Alesio Xhelo i dënuar 73 vjet burg, u lirua në Shqipëri në 2025
23/05 22:30
Në Shkodrën bastion të demokratëve, këshilli i ri bashkiak u betua pa një kryebashkiak të ri.
Por kryeqendra e veriut do të vijojë të prodhojë debat dhe përplasje politike deri sa t’i jepet zgjidhje pyetjes: Kush do të qeverisë Bashkinë e Shkodrës? Demokratja, e cila drejtoi për 4 vite Shkodrën është e bindur se titulli i kryebashkiakes do jetë i saj deri në zgjedhje te reja.
Voltana Ademi i siguroi shkodranët se zgjedhjet lokale do të riëehen edhe në kryeqendrën e veriut si në të gjithë Shqipërinë, duke paralajmëruar vijim të betejës së opozitarëve.
Demokratja ftoi qytetarët të vijojnë qëndresën brenda Bashkisë së Shkodrës, bashkë me të, edhe pse hapësira nuk mund t’i zinte të gjithë.
Top Channel