Mbi situatën e krijuar aktualisht në Shkodër, ku konstituimi i këshillit të ri bashkiak po shoqërohet me tensione dhe protestë nga mbështetësit e PD-së, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nuk ka nguruar të cekë edhe çështjen “Valdrin Pjetri”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa uron këshillin e ri, Balla i shprehu ndjesë komunitetit të Shkodrës për situatën e krijuar pas dorëheqjes së detyrueshme të Valdrin Pjetrit.

Postimi i plotë

“Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situatën e krijuar pas dorëheqjes së detyrueshme të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë, por si në çdo rast në qëndruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.

Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji është i barabartë për të gjithë dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkiksë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes së fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.

Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA