Elbasan Arena ishte impianti që dorëzoi trofeun e Superkupës së Shqipërisë në duart e Partizanin që fitoi me vështirësi 4-2 ndaj Kukësit pas 120 minutave lojë.
Një gol i hershëm i Esat Malës nga një pozicion i prirët prishi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5-të, por pa u mbyllur pjesa e parë Kukësi barazon me Mustën.
Në pjesën e dytë janë verilindorët që marrin kontrollin e lojës duke e konkretizuar edhe në rezultat pasi shënojnë edhe golin e dytë sërish me Mustën me një supergol nga goditja standarde.
Por ëndrra e Kukësit prishet pak minuta nga fundi kur Braun barazon dhe con në shtesë takimin aty ku nuk pati diskutim. Sulmuesi amerikan i të kuqve shndërrohet në protagonist me dy gola të tjerë që i dhanë edhe trofeun Partizanit, i dyti për edicionin 2018/2019 dhe i pari nën drejtimin e trajnerit italian Franko Lerda.
“Ne në pjesën e parë për rreth 30 minuta kemi bërë një futboll të madh. Kishim tre mundësi për të shënuar golin e dytë dhe nëse do ta shëninim ndoshta nuk do të vuanim kështu. Nukja dolëm dhe në pjesën e dytë Kuklsi filloi ndeshjen shumë mirë, kaloi në avantazh me meritë dhe ai gol i dytë na demoralizoi pak, por ne besuam deri në fund. Futbolli është 90 minuta plus shtesa dhe plus 30 minuta kohë tjetër suplementare”, tha Franko Lerda, trajner i partizanit.
Ndërkohë që padyshim heroi i mbrëmjes për të kuqtë u shndërrua xhamajkani Brajan Braun i cili u fut si zëvendësues dhe shënoi 3 gola.
“Eshtë një ndjesi shumë e mirë, por kemi punuar shumë për këtë gjë. Jam i kënaqur që arrita të shënoj dhe mund të them që ky është një moment special për mua. Kjo është një ditë e vecante që sigurisht do ta kujtoj gjatë. Kur arrin të shënosh dhe skuadra fiton padyshim që gëzimi dhe emocioni është më i madh. Nuk di si ta përshkruaj këtë gjë”, tha ai.
Ndërkohë që paravarësisht problemeve me ndryshimet në përbërje ditët e fundit për Kukësin me disa afrime e largime, për trajneri Shpëtim Duro, këtë finale e humbën vetë më shumë se sa i mundi Partizani.
Top Channel