Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, kishte rënë në det gjatë lëvizjes pasi ishte dëmtuar në këmbë Dy turiste, një gjermane dhe tjetra polake, dyshohet se janë zhdukur në rajonin e Alpeve Shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur Admir Laliq, drejtor i Parqeve Kombëtare në Mal të Zi, në llogarinë e tij private në Facebook.
Postimi i tij është shpërndarë ndërkohë në rrjet. Ajo që dihet, sipas Laliqit, është se dy vajza kishin hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria përmes pikëkalimit në Vermosh me veturën e tyre më 13 gusht.
“Më 14 gusht ato kanë kontaktuar me familjet e tyre dhe që nga ajo kohë janë zhdukur.
Ndërkohë, kemi gjetur makinën e tyre në një parking në komunën e Plavës”, shkruan ai duke u lutur më pas që kushdo që mund të ketë ndonjë informacion, të kontaktojë me autoritetet.
Dy turistet, duket se kanë zgjedhur të eksplorojnë natyrën e jashtëzakonshme të alpeve, por ashtu sic ka ndodhur edhe më parë, mungesa e informacioneve apo infrastrukturës turistike në rajon, mund të ketë çuar në humbjen e kontakteve.
Me shpresën se nuk u ka ndodhur asgjë e padëshirueshme, policia ka nisur kontrollet në zonë dhe autoritetet në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, po bashkëpunojnë për gjetjen e tyre. ndërkohë në rrjetet sociale janë bërë shumë apele për të gjithë ata që mund t’i kenë parë dy vajzat.
Top Channel