Sot u nda nga jeta profesor Thoma Kristo, njëri nga themeluesit e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri, Fakultetit të Mjekësisë dhe autori i disa teksteve për Mjekësinë.

I diplomuar në Hungari me medalje ari, pas kthimit në Shqipëri filloi punën si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe si shefi Pediatrisë deri sa doli në pension.

Profesori ishte pjesë e brezit te parë të pediatërve shqiptarë, të cilët themeluan dhe ngritën shërbimet universitare të specializuara në shërbimin spitalor kombëtar dhe në Fakultetin e Mjekësisë.

Po ashtu ai është themelues i Shërbimit Universitar të Kardio-Pediatrisë. Profesor Thoma Kristo është autor i shumë monografive dhe teksteve për pediatrinë dhe shëndetin e fëmijëve. Po ashtu dhjetra artikuj, kumtesa dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit mbajnë firmën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA