Transmetimet televizive analoge mbyllen me një shtator në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe qytetarët duhet të pajisen patjetër me dekodera marrës tokësore për të parë programet e televizioneve shqiptare.

Dekoderat e Digitalb janë mjaft të thjeshtë për tu instaluar dhe mundësojnë shikimin pa pagesë të të gjithë kanaleve televzive shqiptare dhe paketave e Digitalb nga ana tjetër.

Për të marrë sinjalin televiziv qytetarët duhet të kthejnë antenat në drejtim të transmetuesve të vendosur në Dajt për Tiranën, tek radarët e Marinës në Porto Romano Durrës dhe Zvërnec për Vlorë.

Instalimi i marrësit tokësor është thelbësore, dhe qytetarët nuk duhet të presin 1 shatorin për të vendosur dekoderat e Digitalb.

Me futjen në skemën e dixhitalizmit të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës mbulohet me sinjalt televiz numerik 70% e popullsisë së vendit, ndërkohë brenda pak muajsh transmetuesit analoge do të fiken në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel