Kosova dhe Maqedonia janë përfshirë në një përplasje tregtare. Ministri kosovar i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala, ka vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, pasi kjo e fundit ka vendosur barriera tarifore mbi produktet kosovare.

Sipas ministrit, që nga qershori i këtij viti, kur produktit të kosovës, rasad i peshkut, i janë vendosur barreira tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriurt, janë dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-s dhe po ashtu i është dërguar një letër homologut të tij në Shkup, por nuk ka patur asnjë reagim.

Ndaj- argumenton ministri vendimin e tij, jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit Kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.

Nga sot do të vendosen masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe do ndalohet hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrohet shteti i Maqedonisë së Veriut të reflektojë dhe të ketë trajtim të barabartë për produktet kosovare që hyjnë në atë shtet”.

Sipas Shalës, reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë është e vetmja rrugë që çon përpara duke kërcënuar më pas se nëse do të vijohet në të njëjtën rrugë, qeveria e Kosovës do të detyrohet të marrë edhe hapa të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA