Familjet shqiptare nuk po presin 1 shtatorin për të blerë dekoderin Tvb T2, pasi oferta e Digitalb i ka tërhequr. Abonim 3 mujor familjar dhe aparati ku sinjali televiziv përfitohet me një cilësi më të lartë është falas. Interesi i njerëzve është edhe një muaj para afatit final, ndryshe nga vjet.

“Ne shqiptarët e kemi njëçik këtë që i lëmë gjërat në minutë të fundit, dhe vjet e patëm një eksperiencë pak a shumë të tillë pavarësisht komunikimit e të gjithë formave të tjera të mundshme që u ndoqën për të informuar njerëzit mbi procesin e digjitalizimit , e lanë në minutë të fundit dhe ndodhi ajo që ndodhi, që në dyqanet tona ditëve të fundit të ishin plot. Ndërkohë që këtë vit, ne I kemi paraprirë këtij procesi, informimi ka qenë gjithpërfshirës kështu që ne po shikojmë që në pikat tona të shitjes numri i klientëve po rritet nga dita në ditë”, thotë Albana Bruci, drejtoreshë Marketingu në Digitalb.

Klientë të rinj i janë bashkuar familjes së madhe së Digitalb.

“Ajo që kemi vënë re këto ditë është se jo vetëm riabonimet janë rritur në numër, por kemi pasur edhe shumë klientë të rinj dhe interesi I tyre po vazhdon e rritet dhe kjo është gjë shumë positive. Ndaj them se në këtë proces digjitalizimi kemi dalë me ofertën e duhur, jemi këtu për t’I suportuar njerëzit dhe do të vazhdojmë ti suportojmë. Në fund të ditës kjo ka qenë dhe vijon të jetë misioni I Digitalb, për të qenë pranë familjeve shqiptare”, thotë Bruci.

Por dekoderi falas mund të përfitohet me blerjen e çdo pakete televizive pranë Digitalb.

“Të gjithë ata që bëjnë abonim premium 12 mujor e përfitojnë gjithashtu dekoderin falas, por edhe të gjithë ata klientë që abonohen për 12 muaj për paketën familjare dhe ata e përfitojnë dekoderin falas. Kështu që le të themi ne kemi bërë një gjithëpërfshirje të mundësive që kanë njerëzit për të përfituar ofertën dhe për të mundësuar që të gjithë të mos kenë më 1 shtator një televizor me ekran të zi”, sqaron Bruci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA