Në kalanë e Ali Pashës/ Një nga destinacionet e turistëve vendas dhe të huaj
17/08/2019 20:28
Turistët në Vlorë nuk shijojnë vetëm detin. Një tjetër kuriozitet për ta përbën kultura dhe historia shqiptare.
Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo është një prej destinacioneve që pret çdo ditë turistë vendas e të huaj. Pozicioni gjeografik i saj dhe arkitektura janë ato që tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, që vijnë nga Italia, Gjermania, Suedia, Polonia e deri nga Singapori i largët.
Përvec bukurisë që ajo mbart, për disa nga vizitorët kjo kala do ishte me e bukur nëse do te kishte një ciceron dhe ndriçimin e duhur.
Vlora tashmë ka në listë edhe këtë destinacion turistik, krahas shumë të tjerave që ofrohen në qytet dhe zonat e tjera bregdetare.
Top Channel