Pas vetëm një sezoni e gjysmë, madje me më shumë ulje sesa ngritje në paraqitjet në fushën e lojës, Filip Kutinjo vendos të largohet nga Barcelona.
Mesfushori ofensiv zyrtarizoi kalimin e tij te Bajerni i Mynihut, një huazim surprizë kur duhen dy javë nga fundi i merkatos së kësaj vere, që jep efekt edhe në tratativat e tjera në vazhdim.
Ish-futbollisti i Liverpulit zbarkonte kampionët e gjermanisë në një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje në fundin e këtij sezoni. Dy klubet respektive nuk zbuluan detajet e akordit, por sipas mediave katalanase, gjermanët do të paguajnë fillimisht 20 milionë, e në fundin e kampionatit do të derdhin në arkat e barcelonës 120 milionë Euro të tjera.
Vetëm dy vera më parë, Kutinjo kishte lëvizur cdo gur për tu larguar nga Liverpuli drejt Katalonjës, por klasi i tij u duk me oshilacione me fanelën Blaugrana, aq sa edhe tifozët nisën ta kritikonin. Edhe me trajnerin Valverde asnjëherë nuk u arritu një marrëdhënie e mirë.
Filip Kutinjo ishte përfolur fillimisht si pjesë e akordit që do të rikthente Nejmar te Barcelona, por me kalimin te Bajern, Paris Sën Zhermen duhet të gjejë të tjerë kundërpesha teknike, për të lënë të lirë sulmuesin problematik brazilian.
Top Channel