Në Uashington po mbahet kampionati botëror i Pokemonëve, krijesave të vogla, të adhurueshme, me aftësi të veçanta luftarake.

Pokemonët janë përreth prej më shumë se dy dekadash dhe tani janë më popullorë se kurrë më parë, kryesisht për shkak të familjeve që ia kalojnë trashëgim njëri-tjetrit. Më shumë se 7500 persona do të marrin pjesë në kampionatin botëror të pokemonëve, 2019, në Uashington, këtë fundjavë. Pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete do të luftojnë për titullin botëror me çmime që në total kapin një shifër prej 500 mijë dollarësh.

Ky është kampionati im i parë. Mësova që po mbahej afër vendit ku unë jetoj ndaj është një mundësi e madhe për mua, të jem pjesë e kësaj bote virtuale ku unë në të vërtetë jam zhytur prej 20 vitesh”, u shpreh një nga pjesëmarrëset.

 Nuk ka rëndësi nga jemi dhe çfarë gjuhe flasim – thonë konkurrentët, ne përpiqemi të kuptojmë njëri tjetrin dhe kemi të gjithë një interes të përbashkët. Për ta, bëhet fjalë për një familje të madhe, është – thonë lojtarët, si të jemi pjesë e familjes së madhe pokemon.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA