Një biznesi parukerie në fshatin Nikël të Krujës i është vendosur një sasi lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Materialet hetimore për këtë ngjarje janë referuar në Prokurorinë e Krujës, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel