Foto ilustruese

Policia e Kamzës ka arritur të parandalojë në kohë një konflikt të ashpër mes dy bashkëshortëve, që mund të finalizohej në një ngjarje të rëndë kriminale brenda familjes.

Marrja në kohë e informacionit dhe ndërhyrja e saktë siguroi frenimin e përshkallëzimit të konfliktit mes një çifti bashkëshortësh.

Kështu, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamëz,  si dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me qytë druri, 2 karikatorë dhe 96 fishekë, të cilat u gjetën gjatë kontrollit në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje”.

Top Channel