Gjirokastër, aksion i pastrimit/ Përqendrimi te zonat rurale që po kthehen në destinacione të turizmit malor

16/08/2019 13:14

Banorët e Fushëbardhës kanë mirëpritur nismën, por ende sasia e mbetjeve në qarkullim është shumë e lartë sipas tyre.

Kreu i Agjensisë së Shërbimeve, Ylli Muho tha se ndotja shumëvjeçare vetëm në fshatin Fushëbardhë ishte disa tonelata. Muho tha se stabilizimi i një sistemi të menaxhimit të mbetjeve do t’i shërbejë zgjidhjes afatgjatë të problemit.

10 nga 37 fshatrat e bashkisë së Gjirokastrës do të inicojnë fushatën e menaxhimit të mbetjeve në destinacionet e turizmit rural, ekoturizmit, agroturizmit dhe turizmit të aventurës.

Më tej, projekti synon shtrirjen në të gjithë bashkinë. Në çdo fshat për herë të parë do të punësohet një kujdestar për mbetjet, ndërsa 10 fshatrat e parë do të pajisen me kosha dhe tabela orientuese.

 

 

 

Top Channel