Tiranë/ Vijojnë investimet në rrjetin e ujësjellësit, linjë e re në Babrru
15/08/2019 09:39
Bashkia e Tiranës vijon punën në terren për përmirësimin e infrastrukturës. Në rrugën “Spiro Kote” në zonën e Babrrusë është ndërtuar këto ditë një linjë të re e furnizimit me ujë.
Tashmë të gjitha banesat e këtij blloku janë lidhur me rrjetin shpërndarës të Ujësjellësit të Tiranës.
Zona të tilla, në zhvillim e sipër, janë në fokus të ndërmarrjes së UKT, për të bërë të mundur ofrimin e të njëjtit shërbim si në qendër të qytetit ashtu edhe në periferi të tij .
Ndërkaq, specialistët riparuan me njëherë një defekt në sistemin e ujësjellësit në rrugën “Gjik Kuqali”. Tashmë, ambienti është kthyer në gjendjen e mëparshme pa penguar edhe lëvizjen e qytetarëve.
Top Channel