Hetim për çmimin Nobel të Paqes pasi u vendosën 2.2 milionë dollarë baste për Machadon, inteligjenca norvegjeze: Askush nuk e dinte fituesin, dyshojmë te… 30/01 18:05
Një person është arrestuar nga policia pasi plagosi gjashtë policë në Philadelphia të SHBA-së.
Beteja e armatosur mes policisë dhe të arrestuarit filloi në orën 16:30 sipas orës lokale. Oficerët kishin një urdhër për të kontrolluar një shtëpi për drogë në lagjen Nicetown-Tiago të Philadelphia kur sulmuesi hapi zjarr.
Sulmuesi i identifikuar nga mediat amerikane si Maurice Hill mbajti peng për disa orë 2 oficerë policie. Pas disa orëve thirrjeje të policisë por edhe avokatit të të dyshuarit bënë të mundur dorëzimin e Maurice Hill.
Një video në mediat sociale tregon të dyshuarin, duke lënë shtëpinë e tij me duart në ajër.
Top Channel