Gjigandi i operas, Placido Domingo, ka mbrojtur veten përballë akuzave për ngacmim seksual duke insistuar se ai beson se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet në karrierën e tij të gjatë, kanë qenë gjithnjë të dëshiruara dhe konsensuale.
Në një raport nga Asociated Press, disa akuzues, një nga të cilët është identifikuar, ka akuzuar Domingon se është përpjekur të përdorë pozicionin e tij si një nga këngëtarët më të famshëm të operas për ti bërë presion të kryejë marrëdhënie seksuale.
Tetë këngëtare dhe një kërcimtare thanë se ato ishin ngaxmuar seksualisht në incidente që datonin që në vitet 1980. Njëra prej tyre tha se Domingo i kish futur dorën nën fustan ndërsa tre të tjera thanë se ai i kish puthur ato kundër vullnetit të tyre. Disa thanë edhe se kishin ndjerë se karrierat e tyre ishin dëmtuar pas refuzimit të avancimeve të tij.
“Aludimet nga këta individë pa emër, që datojnë rreth 30 vite më parë, janë shumë shqetësuese dhe të pabaza – tha Domingo në një deklaratë për shtyp.
Është e dhimbshme për mua të dëgjoj se mund të kem mërzitur dikë apo ti kem bërë të ndjehen keq, pavarësisht se cilat kanë qenë qëllimet e mia – shton ai. Domingo, i lindur në Spanjë, është një nga tenorët më të mëdhenj të shekullit të 20, e madje ka performuar në tre tenorët, bashkë me Luciano Pavarotin dhe Hose Karreras.
Top Channel