Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar mbi ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili u shua në moshën 55-vjeçare në një spital të Italisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan:

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit?
Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…
Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri?
S’kam fjalë... ”

Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë dhe në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve, në Tiranë, dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Top Channel