Vlora vuan nga trafiku/ Në mëngjes dhe në mbrëmje krijohen radhë me makina
13/08/2019 15:05
Vlora sërish është e mbingarkuar nga lëvizja e automjeteve. Çdo mëngjes në dalje të qytetit krijohet kjo radhë e gjateë dhe e lodhshme për pushuesit.
Dita e hënë ishte edhe më e ngarkuara në trafik, kjo për shkak se në përfundim të festës së Kurban Bajramit shumë pushuesë ju drejtuan jugut të Shqipërisë.
Shkaku i trafikut është edhe mosrespektimi i sinjalistikës dhe parakalimet e gabuara, por edhe parkimet që krijohen pranë plazheve përgjatë rrugës nga Vlora drejt Orikumit.
Ky fluks në ikje mbasditeve krijohet në krah te kundërt.
Top Channel
Zjarr pranë banesave në fshatin Vajkal të Bulqizës, tymi i dendur mbulon zonën, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme