Hotele me pesë yje, me pamje nga vendi më i shenjtë i Islamit dhe paketa luksoze për pelegrinazhin e Haxhit, po tërheqin një klientelë super të pasur dhe po e përcaktojnë tani Mekën si kryeqytetin e turizmit fetar premium.

“Çmimet janë të ndryshme në sezonin e Haxhit. Sigurisht gjatë pelegrinazhit është pak më i lartë, ku gjendet një hotel me pesë yje që ofron shërbime të mrekullueshme,” rrëfen dikush.

Për vetë klientët, hoteli është perfekt, shërbimi dhe dhoma ofrojnë maksimumin. Ka madje edhe xhami brenda në hotel, me pamje nga qabeja, e cila ndihmon edhe në lehtësimin e pelegrinazhit.

“Vendndodhja e hotelit është shumë e mirë, është afër Qabesë dhe shërbimet e bëjnë më të lehtë për pelegrinët që të përfundojnë Haxhin.”

Gjatë periudhës së pelegrinazhit të Haxhit, në Mekë, qytetin më të shenjtë të Islamit, mblidhen me miliona besimtarë myslimanë nga e gjithë bota, që kryerjen e ritualit e kanë një prej detyrimeve kryesore. Dhe Meka, u afron atyre, gjithë çka u nevojitet; luksin, komfortin por edhe thjeshtësinë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA