Në fshatin Buçimas të Pogradecit është grabitur një banesë.

Në orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel