Guido Camia, mund t’ju tregojë si të ndizni zjarre duke përdorur vetëm dy guralecë, si të mbijetoni me një dietë insektesh dhe si të ndërtoni një strehë mbi kokë në pyll.
37 vjecari, që ka bërë shkollë për kuzhinier, tani e siguron jetesën duke ofruar kurse mbijetese ‘neandertali’ në alpet italiane. Në një nga udhëtimet e tij të kësaj fundjave, mund ta shohësh të ngjitet mbi shkëmbinj dhe të peshkojë nëpër lumenj këmbëzbathur, i veshur me lëkurë kafshësh, duke mbajtur në dorë një shtizë, duke i ngjasuar si një personazh i dalë nga The Flinstones.
Por, kurset e mbijetesës në natyre të Camias, vijnë edhe me një çertifikatë zyrtare në përfundim.
Camia thotë se ai ofron edhe kurse pak më tradicionale, por pasioni i tij për erën paleolitike i ka dhënë idenë e rolit të neandertalit. Ky i fundit, që ka jetuar 400 mijë deri 40 mijë vite më parë, ishte shumë inteligjent – thotë Guido.
Kursi vjen me një çmim prej 80-100 eurosh për person, në natë, dhe kursi bazë përfshin edhe akomodimin në një strehë të improvizuar. Guido ofron edhe sesioni prej dy apo tre orësh për familjet apo grupet shkollore.
Top Channel