Skuadra e Elis Bakajt dhe Azdren Llullakun Shakhtyor Soligorsk ka hedhur menjëherë pas shpatullave humbjen e thellë ndaj Torinos në Europa League, duke regjistruar një sukses tenistik 6-0 ndaj Neman që dhuroi spektakël.
Llullakun nuk ishte as në stol ndërkohë që vëmendja u spostua e gjitha tek Elis Bakaj që hap serinë e golave që në minutën e shtatë me një penallti.
Ky ishte goli i 7-të për Bakajn në kampionatin bjellorus me shqiptarin që është në garë për Këpucën e Artë. Në minutën e 45-të, Bakaj dha asistin për Janush për golin e 4-t ndërsa në pushimin mes dy pjesëve 32-vjeçari u zëvendësua pasi u ruajt nga trajneri për sfidën e kthimit ndaj Torinos të kësaj të enjteje.
Me këtë fitore skuadra nga Soligorsku u ngjit në kuotën e 34 pikëve në kampionat, 8 më pak se Brest që kryeson por Shakhtyor ka 2 ndeshje më pak.
Top Channel