Tomorri vetëm për pelegrinët/ Policia ndalon me forcë pronarët e guroreve. Klosi: Do t’i çojmë në tjetër vend

12/08/2019 16:31

Policia e Beratit bllokoi sërish pronarët e guroreve që të rinisin punën në zonën e Novajt në Skrapar, pas vendimit të gjykatës administrative që i lejon të rifillojnë nxjerrjen e gurit dekorativ, duke rrëzuar në këtë mënyrë Vendimin e qeverisë që e shpall Tomorrin park kombëtar.

Të gjithë kamionët dhe mjetet e firmave të nxjerrjes së gurit janë bllokuar në aksin Novaj-Tomorr, ku nuk ka munguar as konflikti verbal mes pronarëve dhe policisë.

Ndërkaq ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm në Berat tha se asnjë kompani nuk do të lejohet të punojë në malin e Tomorrit dhe se atyre do t’u jepet një zonë tjetër për shfrytëzimin dhe nxjerrjen e gurit.

Puna në malin e Tomorrit është ndërprerë prej 22 muajsh. Ndërkohë në rrugën që ngjitet drejt malit të njohur edhe për pelegrinazhin në objektet e kultit bektashian.

Autoritetet vendore në Berat kanë organizuar disa takime për të organizuar sa më mirë ceremoninë, por edhe udhëtimin e sigurt të pelegrinëve

Top Channel