Me një shtator të këtij viti për mbyllen transmetimeve televizive analoge në Tiranë, Durrës dheVlorë. Nëse nuk kanë televizorë smart me marrës tokësor të integruar, qytetarët duhet të pajisen me dekodera të tipit Dvb t2 të cilët lidhen me televizorët e tyre.

Me dekoderat e Dvb t2 të Digitalb, mundësohet marrja e sinjalit televiziv me një cilësi të lartë, mjaft thjesht si dhe ofrohet asistencë teknike. Përveç paketave të Digitalb qytetarët mund të shikojnë pa pagesë të gjitha kanalet kombëtare dhe lokale që transmetojnë sinjal.

Autoriteti i mediave audio vizive thotë se pas kësaj date kanalet televizive do të mund të vazhdojnë të ndiqen falas, pa pagesë vetëm përmes teknologjisë së transmetimeve digjitale. Nga ana tjetër janë marrë të gjitha masat për informimin e popullatës për ndërprerjen e transmetimeve analoge.

Vitin që shkoi  mos informimi si duhet i qytetarëve nga autoritetet çoi në radhë të gjata në dyqanet e Digitalb për shkak të ndërprerjes së transmetimeve analoge. Fikja e antenave krijoi kaos, pasi nuk ishte kuptuar ndërrimi i teknologjisë. Afati u shty me një vit, sipas anketimeve të Amës gjatë kësaj kohe është rritur interesi i publikut për teknologjinë Dvb t2. Digitalb nga ana e tij ofron dekodera në numër të pakufizuar dhe qytetarët mund të drejtohen në çdo kohë tek pikat e shitjes së Digitalb për tu pajisur me dekoder.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA