Hetimi federal për vdekjen e Matthew Perry/ Mjeku pranon fajësinë, dënohet me dy vite burg, familja shpërthen në akuza
Aeorporti Tempelhof ka parë zhvillime të rëndësishme në gjermani, që nga shërimi si fushë ajrore për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, e deri te strehimi i refugjatëve sirianë.
Në vitin 2008 u mbyll si aeroport dhe u kthye në një park gjigant, ku banorët e Berlinit dalin mbrëmjeve të verës për të shëtitur.
Por ndryshimi më i fundit mund të jetë pak më ekstrem. Kryetari i Bashkisë së rajonit “Mite” në Berlin ka propozuar kabina të vogla ku prostitutat mund të takohen me klientët, pranë aeroportit.
Kjo nismë do të shërbejë për të shtuar sigurinë e prostitutave, si dhe për t’i larguar takimet nga rrugët e qytetit, pasi ka pasur ankesa nga qytetarët.
Nisma nuk është diçka e re për Gjermaninë. Në qytetin e Këlnit janë përdorur që në vitin 2001 pikëtakime në formë garazhesh, ku klientët futen me makinë për t’u takuar me prostitutat.
Top Channel