Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Ardenicë, Lushnjë. Një mjet ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga, duke lënë të vdekur 28-vjeçarin Arjan Velçani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të “Varrezave të Ardenicës” në Lushnje.

Mësohet se i plagosuri tjetër ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është shtetasi me iniciale D.K 42 vjeç.

Top Channel