Presidenti brazilian jep zgjidhjen për shpëtimin e ambientit: Bëni më pak jashtëqitje

11/08/2019 09:45

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, sugjeron se njerëzit duhet të bëjnë më pak jashtëqitje, në mënyrë që të shpëtohet ambienti. Kjo pasi ai është vënë në shënjestër të kritikave për një përshkallëzim të shpyllëzimit në Amazonë, që kur erdhi në pushtet.

Lideri i të djathtës ekstreme, e dha idenë e tij, pasi u pyet nga një gazetar nëse ishte e mundur që në të njëjtën kohë të nxitet rritja ekonomike, të ushqehen të uriturit në botë dhe të mbrohet ambienti.

“Mjafton të hani më pak. Ju flisni për ndotje të ambientit…por mjafton të bëni jashtëqitje një herë në ditë. Kjo do të ishte më e mira për të gjithë botën”, tha Presidenti brazilian.

Më herët këtë muaj, Bolsonaro shkarkoi shefin e agjencisë qeveritare që kishte raportuar për një rritje të ndjeshme të shpyllëzimit në Amazonë. Bolsonaro është kritikuar për një përshpejtim të shpyllëzimit në Pyllin e Shiut në Amazonë, që mbulon një hapësirë të madhe në Brazil dhe konsiderohet jetësor për luftën ndaj ngrohjes globale.

Ai jo rrallë herë është kritikuar për komentet e papërshtatshme. Pak kohë më parë ai tha se rritja e shpejtë e popullsisë në botë duhet të adresohet. “Kur e sheh se popullata e botës rritet me 70 milionë në vit, duhet një politikë e planifikimit familjar, ,-tha ai duke shtuar; -Ju mund ta shikoni se njerëzit e arsimuar, kanë më pak fëmijë. Unë bëj përjashtim këtu, pasi kam pesë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA