Katedralet britanike po tërheqin vizitorë në mënyra të paimagjinueshme këtë verë. Ajo e Rochesterit ofron kurse falas mini-golfi, ndërsa katedralja e Norwichit ka ngritur në qendër të saj një rrëshqitëse gjigante, 15 metra të lartë, si ato që mund t’i shohësh në parqet e argëtimit.
Skemat, kanë sigurisht kritikët e tyre, por kisha e Anglisë thotë se atraksionet inkurajojnë njerëzit të zbulojnë më shumë për besimin.
“Çdo vit, në gusht, ne heqim të gjitha karriget në këtë pjesë të katedrales për të krijuar një hapësirë të madhe, të bukur. Por këtë vit menduam se do të ishte e këndshme të kishim një aktivitet këtu, ku njerëzit të mund të vijnë, të mësojnë dhe të argëtohen ndërsa kanë këtu. Në këtë mënyrë ata zbulojnë se çfarë gjërash të mrekullueshme mund të ofrojë katedralja”, thotë një kujdestarja e katedrales.
Dhe në fakt, ideja ka qenë e suksesshme. Katedralja shihet plot me njerëz që luajnë golf. Numri i vizitorëve, sipas kujdestares është rritur me 80 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Vizitorët në katedralen e Rochesterit, e famshme për faktin se ka një nga fasadat më fine dhe më romantike në Angli, duken të pashqetësuar nga fluksi i të apasionuarve pas golfit. Në fund të fundit, përse jo? Ideja është jo pak interesante.
Top Channel