Kapiteni i peshkarexhës “Gjyzel”, Aurel Fejzo është dëshmitar i aksidentetit detar të ndodhur me një velierë turke. Fejzo tregon se ngjarja ka ndodhur në fillim të gushtit, rreth 9.6 milje nga Sazani. Kam dhënë sinjal me dritë të kuqe, tregon dëshmitari, në momentin që veliera po na afrohej, por ata nuk reaguan.

Kapiteni i peshkarexhës, që tashmë është e gjitha e shkatërruar, mendon që kjo çështje nuk u hetua siç duhet, pasi sipas tij kapiteneria e Durrësit u tregua e njëanshme, ndërsa Gjykata e Vlorës e la të lirë velierën turke.

Aurel Fejzo kërkon nga shteti shqiptar që ta dëmshpërblejë përsa kohë pas aksidentit detar ishin autoritetet që e lanë të lirë velierën.

Top Channel