Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të dielë në vendin e quajtur Ura e Hoxharës, në Fier.

Automjeti tip BMW me targa AA 626 VN ka marrë flakë në ecje e sipër. Dyshimet e para sipas policisë  janë për një shkëndijë elektrike.

Automjeti është në pronësi të shtetasit Aristir Malo, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkohë automjeti është djegur plotësisht.

Top Channel