TV Globo, një nga televizionet më të mëdha në Amerikën latine, i ka kushtuar kohë dhe vëmendje Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke thurur jo pak lavde për bukuritë natyrore, historinë dhe traditat e vendit tonë.

Gazetarja Gloria Maria, ka vizituar Shqipërinë dhe ka përgatitur një dokumentar 40 minutësh kushtuar pasurive natyrore dhe kulturës së shqipërisë, që siç thotë ajo, po rilind pa e humbur identitetin.

Në rrugëtimin e saj përmes Shqipërisë, Gloria Maria, thotë se është njohur me njerëz karizmatikë, por edhe me kuzhinën e pasur që në vetvete ruan traditat e më shumë se 10 shekujve. Ajo përmend bukën e pjekur në prush apo tavën e kosit me mish qengji.

Gazetarja mrekullohet edhe nga historia e vendit tonë, që sic shprehet, shfaqet në tradita si muzika polifonike, që është pjesë e trashëgimive botërore të UNESCO-s dhe në arkitekturë, me rrënojat që kanë qenë dëshmitare të kalimit të pesë qytetërimeve.

Kamera e ekipit brazilian ndalet edhe në qytetin e beratit, një relike e perandorisë otomane; bunkerin ku diktatori komunist do të mbrohej nga sulmet dhe tek besimet fetare në vend, që ishin të ndaluara për gjysmë shekulli por që tani jetojnë në harmoni me njëri tjetrin.

Globo është televizioni më i madh komercial në Amerikën latine dhe i dyti më i madh në botë, pas amerikanit ABC. Globo tv është edhe prodhuesi më i madh i telenovelave braziliane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA